Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka thënë se ende mendon shumë për Paulo Dybalan për Kampionatin Botëror.
La Joya është lënë jashtë kombëtares për ndeshjen me Italinë dhe Spanjën, sikurse që është lënë jashtë edhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi.
Sampaoli ka thënë se ende nuk është vendosur për skuadrën që do të luajë në Rusi.
“Nuk është korrekte të thuash se Paulo është jashtë Kampionatit Botëror”.
“Ai nuk është këtu, pasi dëshiroja t’i shihja disa lojtarë të tjerë. Ai ende është shumë në mendjen time, e ka ende rastin ë të ftohet”.
“Mendoj se ai ka gjasë 70 deri në 80 për qind, por do të llogariten edhe lëndime dhe do tu jepet mundësi të tjerëve”.
“Ka një listë të avancuar, por nuk është vendosur e gjitha”, ka thënë Sampioli.
Argjentina është në grup me Kroacinë, Nigerinë dhe Islandën. /Telegrafi/