Site icon Telegrafi

Sampaoli: Barça nuk më do mua

Jorge Sampaoli ka mohuar se ai do të bie në ujdi me Sevillan për Barcelonën në fund të sezonit duke këmbëngulur se kampionët e La Liga nuk janë të interesuar në të.

Trajneri argjentinas ka qenë i lidhur shumë me të pasuar në fund të sezonit, Luis Enriquen, i cili do të largohet nga klubi pas tre vjetësh në krye të katalunasve.

Lexo po ashtu Guardiola sponsorizon Sampaolin si trajner të Barcelonës

Por, Sampaoli mohon të ndodh një gjë e tillë, pasi ka kontratë me Sevillan edhe do të qëndroj ende te skuadra andaluziane.

“Unë nuk duhet të rinovojë, sepse unë kam një kontratë valide për shumë vite”, ka deklaruar fillimisht Sampaoli.

“As nuk është e vërtetë kjo që Barcelona ka marrë një interesim në mua”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Tifozët e Barcelonës zgjedhin Sampiolin si trajner të ardhshëm (Foto)

“Unë do të doja që Monchi të qëndroj, por kjo nuk është një kusht për mua për të qëndruar”.

“Sipas projektit të futbollit që Sevilla ka, ai është këtu për të ndihmuar apo jo, unë të ndjehem i  dobishëm, i dashur dhe i respektuar”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Exit mobile version