Site icon Telegrafi

Sammy është një fokë që i pëlqen të bëjë ‘sërfing’

Ed Hartel përdori një dron për të filmuar një fokë në San Diego duke shijuar aktivitetin e saj të preferuar, që është sërfi.

Hartel tha se anëtarët e organizatës Sea World, e cila mbron dhe shpëton kafshët detare, vizituan fokën Sammy dhe u siguruan që ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut. Ai nuk ka aspak frikë nga njerëzit dhe i pëlqen të bëjë miq.

“Isha në rrugën time të zakonshme në kërkim të sërfistëve për të filmuar dhe në një moment pashë Sammy-n. Mund të thosha se kjo është mjaft e pazakontë. Gjatë javës së dytë të vëzhgimit të sjelljes së tij mu duk se ai po përpiqej të kapte një valë me një sërfisti. Sea World po dërgonte disa herë një ekip për ta parë. Ai është i shëndetshëm, nuk po vuan dhe nuk është në rrezik. Ai nuk ka nevojë për ndihmë, ai thjesht po sillet çuditshëm”, tha Hartel.

Sammy u bë një yll lokal dhe u mbulua nga mediat. /Telegrafi/

Exit mobile version