Një mace nga Oregoni mund të hyjë së shpejti në Librin e Rekordeve Guinness pasi pronarët e saj zbuluan se ishte dy vjet më e vjetër se macja e njohur si më e moshuara në botë.
Charly Briggs tha se miqtë e saj i sugjeruan asaj të kontaktonte Librin e Rekordeve Guinness për të kontrolluar nëse macja e saj 26-vjeçare Samm ishte më e vjetra.
“Ata më thanë se ishte një mace 24-vjeçare për momentin. E imja është 26”, tha Briggs për KPTV.
Samm ishte një endacak kur e adoptuan në Memphis në vitin 2002. Mjeku veteriner ka konfirmuar se ai është 26 vjeç dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Pronari tani po dorëzon prova për t’i dhënë Sammit titullin e maces më të moshuar në botë.
Macja më e vjetër ndonjëherë është Creme Puff nga Teksasi, e cila jetoi 38 vjeç e 3 ditë. /Telegrafi/