Site icon Telegrafi

Samiti i BE-së në të cilin pritet fillimi i negociatave do të jetë video-konferencë

Shefat e shteteve dhe qeverive për herë të parë nuk do të udhëtojnë në Bruksel për Këshillin e rregullt evropian, kumtoi kryetari Charl Michel.

Siç lajmëron korrespondentja e AIM nga Brukseli, është vendosur që samiti më 26 dhe 27 mars të mbahet në mënyrë virtuale, në lloj të video konferencës për shkak të krizës me coronavorusin.

Pasi që pandemia u përforcua në kontinentin evropian, shumica e takimeve ministrore në BE u mbajtën përmes video konferencës gjithashtu.

Përveç krizës shëndetësore dhe çështjeve buxhetore, një nga temat kryesore në këtë samit do të jetë hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Projekt-konkludimet e fundit në nivel të ambasadorëve tregojnë atë se që të dy vendet do të marrin dritë të gjelbër.

Pajtueshmëri dha edhe Holanda kohë më parë për Shqipërinë, me çka u zhbllokua çështja në nivel evropian. Por, pritet Maqedonia e Veriut të marrë konferencë ndërqeveritare para Shqipërisë, me çka de fakto do të cekej dallimi në përgatitjen e dy vendeve./Telegrafi/

Exit mobile version