Site icon Telegrafi

Samiti i Parisit po shihet si shpresë që Kosova të ecë përpara me procesin e liberalizimit të vizave

Fokusi i dy vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës është rikthyer në dialogun Kosovë-Serbi. Me 10 dhe 12 korrik do të ketë takim mesa palëve.

Profesori universitar Seb Bytyçi thotë se mbështetja e dyshes franko-gjermane për dialogun Kosovë-Serbi po vjen në kohën kur Bashkimit Evropian po i ikte nga duart ky proces.

“Mendoj se kjo është një përpjekje personale e Macronit por edhe e Bashkimit Evropian që ta merr në dorë dialogun Kosovë-Serbi”, deklaroi pwr RTV Dukagjinin Seb Bytyçi.

Bytyçi nuk pret që në këto takime të paraqitet edhe çështja e liberalizimit të vizave pasi sipas tij ka ende vende anëtare që po hezitojnë.

“Nuk mund të shpresojmë shumë por mbetet te shtetet anëtare se si do të votojnë dhe kam frikë se nuk mund të shpresojmë shumë për liberalizim të vizave”, shtoi më tej Seb Bytyçi.

Ndërsa Visar Xhambazi nga Demokracia në Veprim thotë se Kosova po kalon një momentum të dëmshëm në prag  të samitit në Paris me palën serbe.

“Me publikimin e deklaratës për shtyp nga Gjykata Speciale dhe anulimin e vizitës në Ëashington D.C. është krijuar një momentum i dëmshëm politik për Kosovën…Samiti virtual i 10 korrikut është një shtytje nga Berlini dhe Parisi zyrtar në mënyrë që dialogut t’i jepet një fuqi politike”, deklaroi Visar Xhambazi.

“Ky do të ishte një moment i mirë që të zhbllokohej dialogu, të liberalizohen vizat dhe të krijohej një ambient më i favorshëm për dialogun Kosovë-Serbi”, deklaroi më tej Visar Xhambazi.

Këtë iniciativë të BE-së e ka mbështetur edhe Richard Grenell i cili ka kërkuar që të ketë liberalizim të vizave për Kosovën./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version