Nga nesër në Shqipëri, për herë të parë në historinë e saj si shtet, nis punimet Samiti tre ditor i NATO-s.
Mbajtja e këtij samiti në Tiranë, shënon edhe një tjetër sukses për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Pjesë e kësaj historie, padyshim se është edhe Kosova, në krye me nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili do të marri pjesë në këtë samit krahas personaliteteve të rëndësishme botërore.
Xhavit Haliti ka disa vite që e drejton delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku shpesh herë ka diskutuar, dhënë mendime dhe ide për shtimin e masave të sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Kosova në vitin 2014 ka marrë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Po ashtu bëhet e ditur se Samiti i NATO-s në tetor të këtij viti do të mbahet në Kosovë.