Site icon Telegrafi

Samiti “Maqedonia 2025”: Zhvillimi i shteteve të vogla përmes hapjes së ekonomive

Transparenca e shteteve të vogla është mënyra e vetme për zhvillimin e tyre, për të cilin njëkohësisht nevojitet biznes klimë e volitshme për investime të huaja, stabilitet, konkurrencë lidhur me tatimet, shpenzimet për fuqi punëtore dhe cilësi të arsimit.

Këto janë një pjesë e mesazheve të dërguara në hapjen e Samitit të gjashtë “Maqedonia 2025”, që po mbahet në Shkup, në të cilin marrin pjesë rreth 50 folës nga 25 shtete dhe 400 delegatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Majk Zafirovski, bashkëthemelues dhe anëtar i Këshillit të Drejtorëve të “Maqedonia 2025”, theksoi në rëndësinë e ndërtimit të klimës pozitive ndaj investuesve, stabilitet dhe besim në sistem, duke e potencuar rolin edhe të diasporës.

“Vendi duhet të mbetet konkurrent lidhur me tatimet, shpenzimet për fuqi punëtore dhe cilësi të arsimit. Gjithsesi se duhet të nxitet edhe zhvillimi i kompanive vendore, qeverisje të së drejtës, infrastruktura e mirë dhe arsimi. Investimet e huaja dhe investuesit nga diaspora sjellin kapital, bartje të teknologjisë dhe praktika më të mira dhe janë kyçe për nxitje të zhvillimit ekonomik”, porositi Zafirovski.

Në pjesën e parë të Samitit, që po mbahet në organizim të “Maqedonia 2025”, për praktikat më të mira për zhvillim të shteteve të vogla folën Suan Xiang Li, kryetar i Këshillit për Zhvillim Ekonomik të Singaporit dhe Pjer Gurxhian, partner në Fondacionin ruso-armen.

Sipas Li, faktorë kyç për zhvillimin e vendit janë: fokusi drejt investimeve të huaja, bartja e teknologjisë, investimi në kapitalin njerëzor, infrastrukturë të klasit të parë dhe qeveri e orientuar pro-biznes.

Samiti do të vazhdojë me diskutim për zbatimin e mësimeve shkencore dhe mundësia për zbatim të praktikave më të mira për zhvillim në Maqedoni dhe rajon, në cilën pjesë organizatori paralajmëroi pjesëmarrje të kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, guvernatori i BPRM-së Dimitar Bogov dhe të tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version