Telegrafi

Samiti kundër varfërisë

Para dhjetë vitesh ata kanë rënë dakord ndër tjerash që varfëria ekstreme të përgjysmohet deri në vitin 2015. Edhe numri i atyre që vuajnë nga uria, krahasuar me vitin 1990 duhet të përgjysmohet, ndërkohë që duhet të zvogëlohet dukshëm edhe përqindja e vdekjeve të nënave dhe fëmijëve, transmeton Dw..

Kushtet e arsimit duhet të përmirësohen për të gjithë. Organizatat joqeveritare janë ankuar se shtetet e industrializuara ende nuk kanë ofruar ndihmën e premtuar. Në këtë konferencë priten më shumë se 100 presidentë dhe kryeministra. /Telegrafi/