Telegrafi

Samiti i BE u dominua nga kriza finansiare

Dje liderët e BE-së bënë thirrje për një riparim të përgjithshëm të sistemit finansiar në botë.

Grupi i tetë vendeve më të industrializuara, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Italia, Gjermania, Kanadaja, Japonia dhe Rusia, në një deklaratë të përbashkët u zotuan që për krizën globale finansiare "në një të ardhme të afërt" të mbajnë një takim me vendet tjera të rëndësishme.

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së, tha se të gjitha 27 vendet anëtare i kanë mbështetur masat për të mbrojtur bankat, që i ndërmorën 15 vendet e eurozonës. /REL/