Telegrafi

Samiti i ASEAN dominohet nga kriza

Udhëheqësit rajonalë, që po takohen në vendpushim tajlandez, Cha Am, diskutuan për pasojat e krizës mbi ekonomitë e tyre, disa prej të cilave varen mjaft nga eksportet.

Ministrat e Financave kanë rënë dakord për të ngritur një fond stabilizimi, i ngjashëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Ky fond kap vlerën 120 miliard dollarë, që vendet aziatike të pasura me valutë nuk e kanë problem ta ngrejnë.

Por një korrespondent i BBC-së thotë se udhëheqësit e grupit ASEAN mund të bëjnë shumë pak për të rritur kërkesën e pakët për produkte prej tregjeve te tyre kryesore të eksportit

Grupi ASEAN firmosi edhe një marrëveshje të tregtisë së lirë me Australinë dhe Zelandën e Re.

Kjo është një prej masave kryesore ekonomike që del prej këti samiti vjetor.

Kryeministri australian i Tregtisë Simon Crean, e mirëpriti marrëveshjen.

"Parimet janë shumë të thjeshta. Hyrja në tregje do të përmirësohet nga arritja e këtyre marrëveshjeje."

"Rreth 96 për qind e tarifave do të eleminohen. Ky është një sinjal domethënës për rritjen e mundësive për australianët që duan të eksportojnë," tha zoti Crea