Samiti i liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara në botë do të zhvillohet “në fund të muajit qershor” në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, pavarësisht situatës së krijuar me coronavirus, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.
Ajo ka thënë në një konferencë për media se presidenti amerikan, Donald Trump e konsideron samitin si shembull të hapjes graduale të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.
“Ne do të mbrojmë liderët botërorë që vijnë këtu, ashtu si mbrojmë njerëzit në Shtëpinë e Bardhë”, McEnany, përcjell rel.
Dy pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë kanë dalë pozitivë në testet për coronavirus.
Një prej tyre është rikthyer në punë të martën.
Përndryshe Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga coronavirusi.
Ato kanë regjistruar mbi 1.6 milion të prekur dhe mbi 98,000 të vdekur nga ky virus.