Site icon Telegrafi

Samiti i Diasporës, a do të ketë nesër një takim mes Ramës e Bashës?

Teksa tensioni politik duket sikur është amplifikuar me thirrjet e ndërkombëtarëve, Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka bërë një lëvizje që mund të sjellë një takim mes Ramës e Bashës.

Nesër paradite pritet të mbahet Samiti për Diasporën, i dyti në radhë i organizuar nga qeveria e socialistëve. Por ajo që është vënë re kësaj here ka qenë një panel ku disa prej të ftuarve do të mund të flasin.

Në listën e emrave që pritet të flasin shihet ai i Bashës dhe Ramës. Sipas listës Basha do të flasë i parafundit, ndërsa Rama do të jetë ai që do të mbyllë fjalimet në panelin e Samitit për Diasporën.

Vështirë të thuhet nëse Basha do të paraqitet ditën e nesërme në Samitin e Diasporës, por mbetet për t’u theksuar se Pandeli Majko tashmë e ka kryer një lëvizje për të afruar dy aktorët kryesorë politikë të vendit, në një klimë që pritet vetëm të përshkallëzohet./Express

 

Exit mobile version