Site icon Telegrafi

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama krah Sanchez dhe Michel në Bruksel

Këtë të mërkurë mbahet në Bruksel takimi mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Në fokus të këtij takimi pritet të jetë anëtarësimi në Bashkimin Europian i vendeve të rajonit.

Kryeministri Edi Rama është në krye të delegacionit shqiptar dhe do të marrë pjesë në seancën e orës 17:00.

Ndërkohë kanë dalë edhe pamje nga takimi, ku kryeministri Rama shfaqet krah kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shefit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në orën 20.45 është parashikuar edhe një konferencë për mediat për konkluzionet e këtij takimi. Me interes do të jetë edhe qëndrimi i Greqisë nëse do të pengojë apo jo hapjen e grup-kapitujve të Shqipërisë për shkak të cështjes ‘Beleri’.

Exit mobile version