Samiti i ardhshëm mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un, do të mbahet rreth fundit të shkurtit, njoftoi Shtëpia e Bardhë, pa saktësuar vendin e takimit.
“Presidenti pret me padurim të takohet me presidentin Kim, në një vend që do të bëhet i ditur më vonë”, njoftoi Sarah Sanders, zëdhënësja e ekzekutivit, pas një takimi 90 minuta në Zyrën Ovale mes Trump dhe krahut të djathtë të Kim Jong Un, Kim Yong Chol.
Donald Trump dhe Kim Jong Un u takuan për herë të parë në qershor 2018 në Singapor.
Ndryshe, Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar ditë më parë se mezi po pret organizimin e një samitit të ri me Kim Jong Un.
“Edhe unë gjithashtu mezi pres të takoj presidentin Kim që e kupton shumë mirë se Koreja e Veriut ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik!”, shkruan Trump në “Twitter”.
Edhe lideri koreanoverior ishte shprehur i gatshëm për një tjetër takim me presidentin amerikan me të cilin ishin takuar qershorin e kaluar në Singapor. /Telegrafi/