Site icon Telegrafi

Samiti 100: Projekte të mëdha infrastrukturore për lëvizje të lirë dhe të shpejtë në rajon

Në ngjarjen e gjashtë vjetore të SAMIT-it 100 për liderët e biznesit të EJL-së, fokus i së cilës ishte “ndërlidhja” e rajonit si bazë për përforcimin e bashkëpunimit përmes ndërlidhjes ekonomike dhe transportuese, por edhe koordinimi dhe stabiliteti politik, u konkludua se nevojiten projekte të mëdha infrastrukturore të cilat do të mundësojnë lëvizje të lirë dhe më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, si dhe digjitalizim i cili është shtytës i ndryshimeve.

Samiti u mbajt më datën 16-të dhe 17-të tetor në Shkup në të cilin morën pjesë më shumë se 150-të përfaqësues eminent të biznes sektorit nga EJL, kryeministra prej katër vendeve dhe delegacione të tyre, delegacione të BE-së, ministra dhe institucione ndërkombëtare financiare dhe më shumë se 120 gazetarë të akredituar prej tetë vendeve të Evropës Juglindore.

Fjalim në SAMIT100 kishte edhe eurokomisarja për Transport, Violeta Bluc e cila tha se rëndësi kyçe për rajonin ka integrimi i tij në BE dhe se vendet nga Ballkani Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë daljen e BE-së nga kriza.

Në SAMIT-in 100 gjithashtu u diskutua edhe rëndësia e projektit “Free cargo” i cili paraqet nismë për transport të lirë të mallrave nëpër rajon dhe i cili do të mundësojë qarkullim të transportit të mallit pa kontrolle të gjata kufitare, përfaqësim dhe formalitete doganore në kufijtë shtetëror, me zbatimin e dispozitave përkatëse evropiane për transport të mallrave.

Në SAMIT-in 100 u paralajmërua edhe fillimi i projektit “E-Shkupi” si vazhdim i projektit “EDISON” i cili është projekt rajonal për elektrifikimin e autostradave në rajon dhe ka për qëllim të sigurojë mobilitet masiv të pranueshëm elektrik në rajon përmes zgjidhjeve të zhvilluara rajonale dhe të veprojë si qendër inovative e BE-së.

Në SAMIT-in 100 në Shkup, u regjistruan gjithsej 249 pjesëmarrës prej 12 vendeve.

Exit mobile version