Telegrafi

Samit për financat dhe klimën

Në prag të takimit, Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka deklaruar, se duhej tejkaluar rezistenca e disa vendeve të BE-së për shqyrtimin e rregullave mbi funksionimin dhe mbikqyrjen e tregjeve financare dhe për kufijtë e pagave të drejtuesve ekzekutivë të organizmave financiare.

Barroso po ashtu ka paralajmëruar, se planet ambicioze të BE-së për të luftuar ndryshimet klimatike, që kohë më parë ishin përcaktuar si tema kryesore e samitit, nuk duhet të liheshin mënjanë për shkak të shqetësimeve rreth kostos ekonomike, që kanë shprehur disa vende si Italia, Gjermania dhe Polonia.

"Mendoj se do të jetë gabim, gabim global, nëse për shkak të kësaj krize financiare tani, bota do të harronte sfidën globale të ndryshimeve klimatike".