Site icon Telegrafi

Samiri iu kërkon falje Plisave, ja letra e tij

Samiri me anë të një letre u ka kërkuar falje ‘Plisave’ për atë që ka ndodhur më parë. Ndërkohë, ju kujtojmë që Shaptahoviq ka kontratë edhe një vit me Pejën, raporton SportPlus.

Më poshtë, Telegrafi ju sjell letrën e plotë të Samir Shaptahoviçit:

“Ditëve të fundit është krijuar një zhurmë lidhur me një lajthitje timen të cilën e kam bërë në një kontekst dhe situatë të caktuar. Situatë të tillë kanë pasur edhe sportist të tjerë brenda dhe jashtë Kosovës.

Lajthitje të ngjashme, qoftë në ambiente të mbyllura ose të hapura, kanë bërë edhe koleget e mi, rreth të cilëve nuk është bërë zhurmë siç është rasti tani.

Dua t’ia bëjë me dije të gjithë opinionit sportdashës kosovar që deri sa të kem frymën e fundit do t’i jem mirënjohës Kosovës që më ka bërë sportist dhe mbi të gjitha që më ka formuar si njëri dhe si shqiptar. Kam qenë fëmijë kur kam ardhur të luaj këtu.

Në mënyrë të veçantë dua të falënderojë Prishtinën, që më së shumti ka bërë që të ndjehem krenar me identitetin tim shqiptar. Edhe një herë dua të theksoj që ajo lajthitje është bërë në një kontekst sportiv dhe me këtë rast u kërkoj falje të gjithë atyre që janë ndjerë të fyer, në mënyrë të veçantë “Plisave” që për disa vite më radhë më kanë duartrokitur dhe frymëzuar. Ndjehem keq përkundër tërë kontributit tim që ende stigmatizohem. Të gjithë jemi njerëz dhe si të tillë gabojmë.

Unë aktualisht jam basketbollist i Pejës dhe do të vazhdoj të jap maksimumin për këtë qytet dhe për tifozët e mrekullueshëm të këtij qyteti “Shqiponjat”. Megjithatë pavarësisht nëse në të ardhmen do të jem në Bashkim, Vëllaznim apo Trepçe, unë do të vazhdoj të jap më të mirën, kudo që të jem.

Për mua Kosova është atdheu im dhe se të gjitha këto klube janë dhe do të vazhdojnë të mbesin në zemrën time. Me e rëndësishmja është që basketbolli kosovarë të ngritët lartë dhe se ne si sportistë të jemi shembull për gjeneratat e ardhshme.

Samir Shaptahovçi”. /Telegrafi/ 

Exit mobile version