Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, është shprehur i shokuar me lajmin e vdekjes së legjedës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Ylli i pëfaqësueses së Kosovës u shpreh shumë i trishtuar në reagimin e tij me vdekjen e kryetarit të FFK-së.
Ujkani ka pasur rastin ta takojë shpesh Vokrrin andaj edhe e quan atë frymëzim për gjenerata.
“Jam i shokuar, nuk mund të besoj që legjenda e futbollit nuk do të jetë më në mesin tonë. Do të kujtojmë gjithmonë President, ashtu si një njeri të qeshur dhe modest, edhe atëherë kur të gjithë shqipetarët të lavdëronin për punën tënde”.
“Do të mbetesh frymëzimi ynë i perhershëm. Jam pa fjale por me dhimbje shumë ! Ngushëllime familjes dhe të gjithë Kosovës. Një legjendë si Fadil Vokrri nuk vdes kurr, ai gjithmonë do te jetë me ne, me kujtimet më të mira. Faleminderit President”, ka shkruar Ujkani. në profilin e tij në Facebook.
Ujkani mbetet numri 1 i pakontestueshëm i Kosovës. /Telegrafi/