Site icon Telegrafi

Samir Ujkani para ndeshjes historike: Sot si kurrë më parë, bashkë për Kosovën

Samir Ujkani ka bërë një postim tejet emocionues para ndeshjes, Maqedoni e Veriut – Kosovë.

Përfaqësuesja jonë është mysafir i shtetit fqinj për takimin që fillon në ora 20:45 në Shkup në kuadër të gjysmëfinaleve të play-offit të Ligës së Kombeve.

Ujkani ka postuar një foto në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë se sot të gjithë jemi bashkë për Kosovën.

“Sot si kurrë më parë, BASHKË. Për Kosovën”, ka shkruar portieri veteran në rrjetin social.

Kosova në rast se kalon Maqedoninë e Veriut, atëherë do të përballet në finalen e play-offit me Gjeorgjinë, që eliminoi Bjellorusinë. /Telegrafi/

Exit mobile version