Site icon Telegrafi

Samir Ujkani mund të mungojë në sfidën kundër Letonisë

Samir Ujkanit i ka dalë një problem i madh për ndeshjen e ardhshme të Përfaqësueses së Kosovës.

Kapiteni ynë ka pak gjasa të mbrojë për ndeshjen miqësore me Letoninë, që zhvillohet më 13 nëntor në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Shkak për këtë është ndeshja me skuadrën e tij, Cremonense, të cilën do ta luajë vetëm një ditë më parë, shkruan “GazetaOlle.com”.

Ujkani në ora 15 të datës 12 nëntor ruan portën e skuadrës së tij, kurse pas 26 orësh e gjysmë luan Kosova me Letoninë.

Nëse FIFA lejon që një lojtar mund të luajë dy ndeshje brenda dy ditësh, atëherë Samirit i duhet të udhëtojë drejt Kosovës në orët e mbrëmjes së të dielës, ose gjatë ditës së hënë dhe të aktivizohet direkt në ndeshje.

Nëse trajnerët Sahiti e Hoxha, vendosin të mos rrezikojnë, atëherë ky do të ishte një rast i artë për portierët e Vala Superligës, Bledar Hajdinin e Trepçës ’89 dhe Faton Malokun e Feronikelit.

Exit mobile version