Telegrafi

Samir Ujkani: E rëndësishme fitorja, ndaj Suedisë duhet ta japim maksimumin

Samir Ujkani (Foto: ffk-kosova.com)

Portieri dhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ndihet i lumtur me fitoren ndaj Lituanisë.

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Lituanisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Golat në këtë përballje për Dardanët u shënuan nga Arbër Zeneli (27’, 71’), Vedat Muriqi (63’) dhe Besar Halimi (79’).

Lexo po ashtu Kosova fiton me spektakël ndaj Lituanisë

Kjo fitore e ka bërë të lumtur kapitenin Ujkani, i cili përveç kësaj pret ta japin maksimumin edhe ndaj Suedisë.

“Besoj që ka qenë me rëndësi t’ia fillojmë mirë edicionit të ri dhe ne ja kemi filluar mirë”, ka thënë fillimisht Ujkani pas ndeshjes.

“Është një javë e vështirë ndaj dy kundërshtarëve favorit me fitu grupin si Suedia dhe Spanja, por kryesorja ka qenë me ja nis mirë kampanjës dhe na ia kemi filluar, pavarësisht se koha nuk ishte më e mira”.

“Ia arritëm ta fitojmë ndeshjen pa pranuar gol kjo është pozitive”.

“Kjo është miqësore, por ndeshja me Suedinë do të jetë tjetër nivel, pasi janë favorit me fitu grupin dhe kanë lojtarë të mirë”.

“Në lojën e parë ndaj Suedisë duhet me dhanë maksimumin, por po na mungojnë shikuesit që na ngritin nivelin për 80 për qind”, përfundoi portieri. /Telegrafi/