Portieri kosovar Samir Ujkani, është bërë së fundmi baba për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht vëllai i tij, Emir Ujkani, i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi të mbesës së porsaardhur në jetë.
Më pas, ka qenë edhe vet Samiri, i cili në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ka hedhur një fotografi ku shfaqet së bashku me vajzën.
“Mirë se erdhe në jetën tonë princeshë”, ka shkruar Ujkani në mbishkrimin e fotografisë.
portieri dukej shumë i lumtur pranë më të dashurës së tij, të cilën e kishte veshur me kostumin e Babadimrit, ndërsa ka pranuar urimet më të përzemërta nga ndjekësit e tij të shumtë. /Telegrafi/