Një prej basketbollistëve më të mirë që ka njohur basketbolli kosovar, Samir Shaptahovic, është bërë baba.
Telegrafi mëson se foshnja e posalindur është i gjinisë mashkullore.
Ai sipas informacioneve ka vendosur që ta pagëzojë me emrin Lisian.
Mbetet të shihet nëse Lisiani do të arrijë që të bëhet basketbollist i madh ashtu sikurse i ati i tij dikur. /Telegrafi/