Lajmin e konfirmon për Arenën, zëdhënësi i Kukësit, Jonuz Hallaqi. “Samir Sahiti ka qenë për dy ditë në prova, por ishte e vështirë të mbetej, pasi ekipi është konsoliduar. Trajnerët e kanë vëzhguar dy ditë, por nuk ua kanë mbushur mendjen dhe është larguar”, deklaroi Hallaqi.
Lojtari më parë ishte edhe te Tirana, me të cilët kishte thënë se nuk është marrë vesh për shkak të kushteve financiare. Ai nuk dëshiron të flasë për Arenën.
Pjesë e Kukësit janë edhe dy futbollistë tjerë kosovarë, Yll Hoxha e Besar Musolli, të cilët në këtë skuadër kishin kaluar një vit e gjysmë më parë, me ndërmjetësimin e gazetarit Milaim Krasniqi. /Arena/Telegrafi/