Telegrafi

Samir Nasri tre muaj jashtë fushe

Siç bëjnë të ditur mediat austriake, francezi ka pasur lëndim të rëndë pas një përplasje në stërvitjet e sotme dhe është nxjerrë jashtë fushe me ndihmën e dy fizioterapistëve.

Arsenali më pas ka pohuar se Nasri ka frakturë në këmbë dhe për këtë shkak ai duhet të pauzojë nga dy deri në tre muaj.

“Samir Nasri ka pësuar thyerje të këmbës gjatë stërvitjes së mëngjesit në kampin përgatitor në Austri. Mesfushori do të jetë jashtë fushe gjatë dy deri në tre muajt e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e Arsenalit.