Samir Bllacaku ka marrë këtë të mërkurë pozitën e Drejtorit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA).
Dorëzimin e detyrës tek ai e ka bërë zëvendësuesi i drejtorit, Valmir Hylenaj.
Bllacaku është emëruar Drejtor i ASHNA më 08 shtator.
“Bllacaku është pjesë e ASHNA-së që nga viti 2000, përkatësisht pjesë e gjeneratës së parë të kontrollorëve të trafikut ajror, ndërkaq para përzgjedhjes në pozitën e drejtorit të ASHNA-së, ka ushtruar detyrën e Menaxherit për Zhvillim dhe Trajnim në ASHNA”, thuhet në kumtesë.