Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku ka vizituar familjen e Kadri Veselit, pikërisht në ditën kur djali i tij feston ditëlindjen e 11-të.
Lushtaku ka publikuar disa fotografi së bashku me bashkëshorten e Veselit dhe djalin e tij, Yllorin, teksa ka uruar atë për ditëlindje, transmeton Telegrafi.
“Djaloshi më i këndshëm, Yllor Veseli, djali i mikut tim Kadri Veseli, sot ka mbushur 11 vite. I dëshiroj fëmijëri të hareshme, shëndet e gëzime në jetë, bashkë më prindërit e familjen”, ka shkruar Lushtaku sipër fotografive.
Theksojmë se Veseli gjendet në paraburgim në Hagë, Specialja kishte konfirmuar aktakuzën ndaj tij gjatë muajit nëntor. Veseli akuzohet për krim, vrasje, torturë në disa lokacione në Kosovë dhe Shqipëri. /Telegrafi/