Telegrafi

Sami Lushtaku: S’kërkoj falje

E ai që përgjatë bisedës telefonike ishte më fyes sesa protagonistët e tjerë, thotë se nuk e ka në plan t’ia plotësojë dëshirën Kryepartlamentarit Krasniqi.

Në një deklaratë për “Express”, Sami Lushtaku, kryetari i Komunës së Skenderajt, thotë se aktualisht nuk e ka ndërmend askujt t’i kërkojë falje për asgjë.

“Nuk e kam ne plan t’i kërkoj falje askujt. Vlerësoj se nuk ka për çfarë të kërkoj falje. Do ta lëmë këtë far pune të pushojë pak në publik, e pastaj do të shohim se çfarë do të bëhet më tutje”, ka thënë Lushtaku.

Gazeta është munduar që gjatë gjithë ditës ta kontaktojë edhe Adem Grabovcin, por diçka e tillë ishte e pamundur. /Telegrafi/