Ish-kryetari i Komunës së Skenderajit, Sami Lushtaku, ka pasur një takim sot me presidentin e vendit Hashim Thaçi, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, në Drenas.
Lushtaku përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se ka pasur një ‘takim për qejfi’ siç e quan ai, me Thaçin, Majkon, Lladrovcin dhe disa miq të tjerë.
Në ‘sofrën’ e shtruar nga Lushtaku nuk kanë munguar rakia dhe birra, sipas tij ky takim u bë për të kujtuar të kaluarën dhe për të vazhduar rrugën e zhvillimit të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Një takim për qejfi me miqtë e mi presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin dhe ministrin aktual të Shqipërisë Pandeli Majko, zv.kryeminsitrin e Kosovës Dardan Gashi, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci dhe miq të tjerë. Çdoherë kënaqësi bashkëbisedimi me ta për të evokuar kujtime nga e kaluara por edhe për të vazhduar përpara rrugën e zhvillimit të shteteve tona”, ka shkruar Lushtaku, përcjell Telegrafi