Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci dhe shumë zyrtarë të tjerë të institucioneve, janë mbledhur së bashku sot për të shënuar siç duket festën e 1 majit.
Në shoqëri të tyre është parë edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari. Të gjithë këta së bashku i ka pritur në konak ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Fadil Nura.
Nura ka shkruar ” Në Drenicë ( Prekaz),një ndej për qef me bartësit e institucioneve!”. /Telegrafi/