Ish-kryetari i Skenderajt dhe kryetari i degës së PDK-së në këtë komunë, Sami Lushtaku ka sqaruar vizitën e tij në Zvicër.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nuk është ndaluar nga autoritetet zvicerane, por kishte vetëm një kontroll rutinor ndaj tij, përcjell Telegrafi.
Lushtaku tha se meqë ishte hera e parë që po vizitonte shtetin helvetik, janë ndërmarrë këto procedura.
Postimi i plotë
Në Zvicër për vizitë turistike dhe takime me shumë miq që jetojnë dhe veprojnë këtu. Sa për sqarim, dje nuk kam pasur asnjë ndalesë nga autoritetet zvicerane përveç kontrollave rutinë që bëhen për shkaqe të sigurisë pasi ishte hera e parë që kam udhëtuar në Zvicër, përmes aeroportit të Cyrihut./Telegrafi/