Site icon Telegrafi

Sami Lushtaku në Gjykatë për arratisjen nga QKUK-ja

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku sot paraqitet para Gjykatës lidhur me arratisjen nga QKUK-ja në vitin 2014, në kohën sa ishte në paraburgim në rastin “Drenica”.

Në këtë rast, të akuzuar pos Lushtakut janë edhe djali i tij Mërgimi që tani është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe disa zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Në seancën paraprake, Lushtaku dhe të tjerët u deklaruan se janë të pafajshëm, njofton Klan Kosova.

Në këtë rast janë të përfshirë edhe disa mjekë të QKUK-së të cilët dyshohen se kishin dhënë diagnoza false për Lushtakun gjatë kohës së qëndrimit të tij në QKUK.

Exit mobile version