Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është bërë shtetas i republikës së Shqipërisë me datë 7 shkurt me dekret të presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Përveç Lushtakut, me të njëjtin dekret, me pasaporta shqiptare janë pajisur edhe Nijazi Kryeziu, anëtari i PDK-së nga Prizreni dhe Feride Lushtaku.
Pas marrjes së pasaportës shqiptare, kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj do të udhëtojë pa viza në zonën Schengen të Evropës, teksa qytetarët e Kosovës janë të vetmir njerëz në Evropë që nuk mund të udhëtojnë pa viza, transmeton Insajderi.
Disa javë më parë, pasaportën e Shqipërisë e ka marrë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Dokumentin e dekretit të presidentit Ilir Meta e ka siguruar portali Faktor.al