Site icon Telegrafi

Sami Lushtaku lirohet nga të gjitha akuzat në rastin e KEK-ut

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është liruar nga trupi gjykues prej të gjitha akuzave në rastin e njohur si KEK.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Arianit Koci, avokati i Sami Lushtakut.

Koci ka thënë se aktakuza ka qenë pjesë e fushatës që është bërë në atë kohë kundër Sami Lushtakut.

“Kjo Aktakuzë ka qenë pjesë e fushatës që është bërë në atë kohë kundër Sami Lushtakut. Kur prokuroria e ka parë që do t’i dështojë procesi i krimeve të luftës kundër klientit tim, e ka hapur edhe këtë procedurë. Kjo ka qenë aktakuzë e turpit për shkak se nuk ka pasur asnjë provë të vetme kundër z.Lushtaku dhe natyrisht se në fund drejtësia fiton”, ka thënë Koci.

Së bashku me Lushtakun janë liruar edhe pesë të akuzuarit e tjerë përfshirë ish-drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxha, , Esat Tahiri, Milazim Lushtaku, Driton Pruthi e Azem Duraku. /Telegrafi/

Exit mobile version