Partia Demokratike e Kosovës nuk do të garojë në Skenderaj për zgjedhje lokale pasi kandidat do të jetë djali i Hamëz Jasharit, Bekimi.
Këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net, kryetari aktual Sami Lushtaku.
“Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e shpallë asnjë kandidat pasi kandidat i pavarur do të jetë Bekim Jashari”, ka thënë Lushtaku për Lajmi.net.
Kandidimin e Bekim Jasharit për kryetar të Komunës së Skenderajt e ka bërë të ditur dje dhëndri i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 22 tetor.