Telegrafi

Sami Lushtaku flet për ‘arratisjen’ e tij nga QKUK-ja

Ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka folur në lidhje me akuzën për arratisje nga QKUK gjatë kohës që ishte në paraburgim dhe po qëndronte në spital për shkaqe shëndetësore.

Në intervistën për “Kallxo Pernime”, Lushtaku ka folur për ato momente.

“Nuk është e vërtetë që unë kam dalë dhe kam hy në burg kur kam deshtë. Për me dalë prej burgut, ju duhet të merrni një leje nga gjyqtari. Ka pasë procedura. Është dashtë mjekët me ta nënshkru aty”, tha Lushtaku.

“Asnjëherë nuk kam dalë pa nënshkrim të mjekut dhe gjyqtarit. Unë s’ka mujtë me dal asnjëherë”, tha Lushtaku.