Site icon Telegrafi

Sami Lushtaku e quan ‘zagar’ deputetin Bekim Haxhiu – Kamishi

Sami Lushtaku ka folur për zhvillimet e fundit nëpër degët e PDK-së në Skenderaj.

Ai i ka mohuar disa pretendime të Bekim Haxhiut nga kjo parti, duke thënë se nuk janë të vërteta.

Madje Lushtaku nuk ka hezituar ta quajë Haxhiu si “zagar”.

“Puna jem është goxha interesant, kush do me fitu poena duhet me u rrokë me mu. Njëherë ma kanë akuzu djalin se po don të jetë kryetar i komunës, tash kryetar i degës, kjo nuk qëndron”.

“Djali jem është deputet i parlamentit të Kosovës i cili ka marr 20 mijë vota dhe djali jem nuk ka ambicie dhe ëndërr nuk i ka shku që të jetë kryetar i degës. Kjo është gjuajtje e ultë e Bekim Haxhiut si zagar që është ai edhe kjo është mënyra e tij, kështu që nuk kam najfar komenti tjetër”, ka thënë Lushtaku për lajmi.net.

Ai ka mohuar se disa nëndegë të PDK-së janë larguar nga partia, duke thënë se Haxhiu ka qejf të jetë në media.

“E para punë kjo nuk qëndron hiç, hiç, asnjë nëndegë nuk është largu nga partia demokratike. Unë jam në teren qetash bile, jam nëpër Drenicë dhe asnjëherë Partia Demokratike nuk ka qenë më e fortë”.

“Haxhiu dje tha është rreshtu pas Bekim Jasharit, po të mos isha unë ai që ka vendos që të mos kandidojë, Bekim Jashari nuk do të ishte kryetar komune. Do me thënë unë me dëshirën më të madhe e kam bërë këtë punë, edhe e kam nënshkru i pari e pas meje nënshkrimin e kanë dhënë edhe këta tjerë. Kjo tash nuk qëndron po Kamishi si zagar që është, ai qeshtu është gjithmonë, është punë e tij. Ai e ka dëshirë, e ka qejf me qenë në media me qenë top lajm, e unë nuk i kam ato dëshira, me mujt në media kurrë nuk dal”, ka thënë ndër tjera ai.

Exit mobile version