Site icon Telegrafi

Sami Kurteshi lirohet nga akuza për sulm ndaj zyrtarit të KQZ-së

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, është liruar nga akuza për sulm ndaj të dëmtuarit Adnon Berisha në selinë e KQZ-së.

Aktgjykimi ndaj Kurteshit u shpall të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Sabit Sadikaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësit Sadikaj, Kurteshi lirohet nga akuza pasi nuk është vërtetuar se ka kryer veprën penale që i vihej në barrë.

Lexo po ashtu Sami Kurteshi jep mbrojtjen e tij lidhur me akuzat për sulm në zyrat e KQZ-së

“Nga faktet e vërtetuara, dëgjimi i dëshmitarëve dhe provat që gjenden në shkresat e lëndë nuk arritet të vërtetohet se i njëjti ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet apo vepra penale saktësisht me të cilën ngarkohet nuk paraqet elementet e veprës penale të sulmit”, tha gjykatësi.

Sipas gjykatësit, për veprën penale për të cilën akuzohej Kurteshi, u vërtetua se nuk përbën vepër penale.

“Eventualisht, në këtë rast kemi të bëjmë me plotësimin e elementeve të veprës kundërvajtëse. Pra, në këtë rast nuk janë plotësu elementet e veprës penale për të cilën akuzohet i pandehuri”, tha Sadikaj.

Aktgjykimi u shpall në mungesë të Kurteshit.

Exit mobile version