Telegrafi

Sami Hamiti i LDK-së lëshon mbledhjen e KQZ-së

Anëtari i LDK-së në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Hamiti ka lëshuar mbledhjen e KQZ-së.

Mbledhja është duke vazhduar me mospajtime rreth certifikimit apo jo të kandidatëve për deputetë pavarësisht problemeve me ligjin.

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë. /Telegrafi/