Një festë të ‘çmendur’, me armë e fishekë zjarri e bën drenicakët mbrëmjen e së dielës, ditën kur u mbajtën zgjedhjet lokale në Kosovë. Ende pa u shpallur rezultatet preliminare, qytetarët e Skenderajt bllokuan rrugët, siç thanë ata për të festuar fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë qytet.
E pas festës që u bë në Skenderaj, në rrjetet sociale filluan të qarkullojnë edhe video të shumta të qytetarëve, të cilët të entuziazmuar u deklaruan për rikthimin e PDK-së në Skenderaj, transmeton Telegrafi.
Në rrjete sociale është duke qarkulluar me të madhe edhe video e një djaloshi të Skenderajt, i cili dëgjohet duke brohoritur “Sami baba”.
“Sami baba, PDK e ka meritu, urime Drenicë, urime Sami Lushtaku, urime Fadil Nura. I thonë Sami baba se ka punu për Drenicën”, thotë qytetari derisa deklarohet për PDK-në.
Video e këtij qytetari ka marrë komente e shpërndarje të shumta.
Ndryshe, zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, kurse PDK ka marrë 57,99% të votave. /Telegrafi/
@tok_shoot#foryou #fypシ #kosova #prishtina #kosovo #albanian #gerrnaqat♬ original sound – Tik’Tok_Shqip