Site icon Telegrafi

Samaras: Mitsotakis të tërhiqet nga Marrëveshja e Prespës dhe t’i vendos veto Maqedonisë së Veriut

Ish-kryeministri grek Andonis Samaras kërkoi nga presidenti aktual i qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis, ndryshim të politikës së jashtme në raport me Maqedoninë e Veriut.

Ai beson se Greqia duhet të tërhiqet nga Marrëveshja e Prespës.

Sipas Samaras, Mitsotakis duhet të vërë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Të vërë veton ndaj Shqipërisë dhe të përgatisë, nëpërmjet krijimit të një grupi të fortë ligjor dhe politik ekspertësh, një tërheqje nga Marrëveshja e Prespës e rrezikshme kombëtare. Të vendosim veto, si Bullgaria, në çdo hap të Shkupit, irredentizmin e të cilit duhet ta raportojmë tani dhe kudo. Miqësia me Turqinë duhet të rishikohet tërësisht, gjë që do ta bëjë të qartë në praktikë se nuk mund të shantazhohemi, të kërcënohemi, të mos kemi frikë”, tha ish-kryeministri gjatë një fjalimi në promovimin e një libri, raportojnë mediat greke.

Ai theksoi se “Marrëveshja e Prespës është ajo që ushqen nacionalizmin dhe aspiratat e disa kombinimeve të forcave në Ballkan”, duke shtuar se ky ishte pikërisht mendimi i prerë i themeluesit të Demokracisë së Re, Konstantinos Karamanlis, duke përsëritur deklaratën e tij “Maqedonia është një dhe është greke”./Telegrafi/

Exit mobile version