Për të qenë sa më në formë kujdeset edhe për fizikun me ushtrime në palestër. Formën e saj më të mirë fizike e prezantoi në klipin “Ti s’e din se…” në bashkëpunim me reperin Kosovar, Onat.
Ajo u shfaq mjaft e kuruar, duke ekspozuar linjat e tonifikuara si rezultat i regjimit ushqimor dhe ushtrimeve fizike.
Po si ja del një këngëtare, e cila ka jetë të ngarkuar me udhëtime të ruajë formë të mirë trupore, dhe peshë konstante?!
Samanta thotë se peshon vetëm 50 kilogramë, dhe kjo është pesha e saj e përhershme. “Kjo është pesha ideale për mua se më pak nuk më shkon. Zakonisht nuk shtoj shumë në peshë”.
Se si kujdeset ajo për të ruajtur formën fizike që ka, na tregon: “Po mundohem të eliminoj pastat dhe bukën, dhe po vazhdoj palestrën kur kam kohë të lirë. Gjithashtu po përdor detox me përmbajtje frutash”, u shpreh ajo.