Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ka publikuar së fundmi këngën e re.
Bëhet fjalë për “Dime”, për të cilën ka bashkuar forcat me artisten rumune, Otilia.
Artistet e famshme vijnë me paraqitje atraktive në klip e me skena provokuese.
Teksti është shkruar nga Emanuela Oancea dhe Lindon Berisha me aranzhim nga Razvan Matache.
Ky projekt tashmë ndodhet në YouTube dhe besohet që do të pëlqehet nga fansat e publiku.
Samanta në ndërkohë vetëm pak ditë më parë solli një tjetër projekt në bashkëpunim me Mumën.
Përkundër se është zhvendosur në Amerikë, ajo po vazhdon duetet me artistë shqiptarë. /Telegrafi/