Samanta Karavella po vazhdon me punën e mirë këtë verë.
Bukuroshja atraktive ka postuar një foto në Instastory ku është shprehur e kënaqur me suksesin e fundit.
Ajo me këngën e re “Zemrën Maje” ka arritur të sigurojë shumë përkrahje nga adhuruesit e saj.
Kështu, ajo vazhdon të kryesojë në top listën e Top Awards, një top listë që bazohet nga votat e fansave.
Në vendin e dytë gjendet Yll Limani me Dj Dagz dhe Dj PM me këngën “Besom”.
Kurse, në vendin e tretë është Butrinti me manifestin e tij veror, “Bella”. /Telegrafi/