Telegrafi

Samanta Karavella: Nuk më pëlqen të ekspozoj partnerin

Këngëtarja Samanta Karavella ka zbuluar detaje nga jeta e saj private duke nënvizuar se i pëlqen shumë privatësia dhe aspak ekspozimi i partnerit të saj në media.

“Mua më pëlqen privatësia. Kam ambientet e mia të preferuara, nuk lëviz shumë në kafet e Tiranës. Pra nuk më pëlqen të ekspozohem. Pasi nëse kam shumë njerëz përreth kompleksohem shumë”, është shprehur ajo.

E ftuar këtë të premte në ‘PopCulture’ në Tch, ajo u pyet se përse nuk i prezanton partnerët e saj në publik.

“Mua më pëlqen pjesa e të qenurit publik, por nuk më pëlqen të ekspozoj partnerin. Dua ta shijoj marrëdhënien time në intimitet. Është e vështirë të jesh publike”, tha ajo.

Por këngëtarja u vu në siklet kur u pyet nëse është e virgjër, “Në vesh…” u përgjigj këngëtarja, e cila në të qeshura tha se jetën private e ruan me fanatizëm.