Një projekt të ri muzikor sot ( e mërkurë) e ka lansuar edhe këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavella.
“Golosa” titullohet kënga e re e saj, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Zeshkania vjen mjaft atraktive në videoklipin e ri, teksa në pah ka vënë linjat trupore.
Tekstin e ka shkruar Muma, gjersa për muzikën është përkujdesur Alfred Sula.
Ky klip i veçantë i është besuar produksionit AS Recording Studio.
Ndërkohë, Samanta këtë vit ka qenë mjaft aktive dhe e angazhuar në projekte muzikore e po ashtu edhe me koncerte. /Telegrafi/