Telegrafi

Samanta Karavella flet sërish për konfliktin me Ronela Hajatin: Mendoj se është tepruar pa shkas

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, dikur ishte mike e ngushtë e Ronela Hajatit, por që dy artistet tashmë nuk flasin me njëra-tjetrën.

Edhe pse asnjëherë nuk kanë treguar se çka në të vërtetë ka ndodhur mes tyre, thumbimet në rrjetet sociale e po ashtu edhe në emisione të ndryshme nuk kanë munguar.

Madje në këtë dramë ka qenë i përfshirë edhe këngëtari Young Zerka njëherësh i dashuri i artistes Hajati, i cili në një nga intervistat e tij tha se ‘Samanta nuk meriton famën që ka’.

Samanta Karavella (Foto: YouTube)

Sidoqoftë, Samanta së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “3-shat” ku u pyet për këtë pjesë nga moderatorja Bora Zemani, gjë të cilën e ka cilësuar si të tepruar.

“Nuk dua që t’i kushtoj vëmendje kësaj pjese, çka është bërë është bërë, unë e kam diskutuar pjesën time dhe nuk dua të vazhdoj më tej. Mendoj që është tepruar pa shkas dhe prandaj reagova ndaj Zerkës”, ka thënë ndër të tjerash Karavella.

Përkundër këtyre, Samanta dhe Ronela vazhdojnë të jenë të angazhuara me projekte e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/