Site icon Telegrafi

Samanta Karavella dhe Ermal Fejzullahu me këngë të re

Samanta Karavella po korr suksese me këngën e sjell në Këngën Magjike, “Humbur”.

Por, duket se nuk ka pushim për këngëtaren shqiptare pasi që ka vendosur të publikoj një këngë të re.

Ajo po rikthehet me një këngë në bashkëpunim me me këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahun.

Kështu së paku ka bërë të ditur vet bukuroshja përmes llogarisë personale në Instgram teksa ka treguar edhe emrin e këngës.

“Faj”, titullohet kënga që do ta sjellin me videoklip ndërsa do të publikohet me datën 2 mars në ora 17:00.

Theksojmë se ajo do të publikohet në kanalin ‘maxproductional’ të YouTubes.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e dyshes, të cilët do të sjellin ndaras edhe ndonjë këngë. /Telegrafi/

Exit mobile version