KHF Samadrexha do të paraqitet në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm.
Samadrexha të shtunën në ndeshjen e ‘play-outit’ mposhti KEK-un me rezultatin 32-25.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 13-11 për samadrexhaset. Ndeshja u luajt në Istog.
Agnesa Surdulli ishte më efikasja me tetë gola, sa i kishte edhe Teuta Maloku. Pesë i shënoi Donjeta Mehmeti. Te KEK-u më efikasja ishte Denisa Feta me 8 gola. 4 i kishte Elona Grajçevci.
Samadrexha përfundoi edicionin në vendin e nëntë në Superligë dhe vazhdon në elitë. KEK-u ishte i dyti në Ligën e Parë, ku do të luaj edhe edicionin e ardhshëm.
Në elitë është promovuar Dukagjini. Kurse nga Superliga janë larguar Ulpiana, Vjosa dhe Drita.